Sasia e energjisë së prodhuar varet nga lloji I panelit që do tw përdorni. Panelet diellore ndahen në dy lloje:
I pari është ai me rrymë të vazhduar (DC). Ai punon duke shndërruar energjinë diellore në rrymë të vazhduar. Panelet DC janë më më të zakonshmit sot, sidomos ata të montuar në cati, pasi punojnë në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë për inverter.
Lloji I dytë është ai me rrymë alternative (AC) që punon duke shndërruar energjinë e diellit në rrymë alternative. Panelet AC janë më efikas se panelet DC por nuk mund të punojnë më vete, por duan inverter për t’u shfrytëzuar.
Efikasisteti I paneleve diellore varet nga lloji I panelit që përdorni dhe ndricimit që ata marrin.
Vendndodhja
Gjithashtu, vendndodhja e panelit ndikon në sasinë e energjisë që mund të prodhojë. Për shembull: në disa zona, dielli është më I fortë se në disa të tjera. Gjithashtu, nuk është mirë të vendosen shumë larg nga objekti/shtëpia juaj pasi do të kishte humbje energjie!
Si përfundim, relievi I mjedisit ku është vendosur objekti/shtëpia juaj do të ketë një efekt të madh në sasinë e energjisë që do të prodhojë paneli me kalimin e kohës.
Si llogaritet energjia diellore?
Sasia e energjisë që prodhohet nga një panel diellor mund të llogaritet me anë të formulës së mëposhtme:
Energji = Fuqi x Kohë
Ku fuqia jepet ne watt, koha në orë, dhe energjia jepet në watt orë.
Sa panele diellore duhen për të furnizuar objektin/shtëpinë time?
Për të zbuluar këtë duhet të bëni dy llogaritje. Së pari, duhet të gjeni konsumin e biznesit apo shtëpisë tuaj. Një panel me kapacitet 400 watt do të prodhojë një tension 50 volt me një rrymë 8 amper (400 watt = 50 volt x 8 amper). Këtë duhet ta bëni për cdo panel në sistemin tuaj.
Më pas duhet te shumëzoni këtë fuqi me numrin e orëve. Sistemi juaj do të ekspozohet në diell mesatarisht 6 orë në ditë.
Për të furnizuar shtëpinë me panele fotovoltaike, do ju duheshin atëherë rreth 10 panele duke patur parasysh se një shtëpi e zakonshme konsumon rreth 8000 Kw/orë.
Për të patur një llogaritje të saktë për sasinë e paneleve që duhet të instaloni për biznesin apo shtëpinë tuaj, na kontaktoni, ose plotësoni formularin.