Panelet fotovoltaike janë një mënyrë efiçente për të shfrytëzuar energjinë e diellit për të prodhuar elektricitet. E vetmja gjë që ju nevojitet është drita e diellit dhe një vend ku mund t’i instaloni, dhe mund të filloni menjëherë ta prodhoni vetë energjinë.
Panelet diellore punojnë duke thithur dritën e diellit, duke e kthyer në korent elektrik. Elektriciteti rrjedh përmes kabllove që lidhen me inverterin duke e kthyer në korentin e alternuar (AC), si ai që vjen në prizat e shpëpisë apo biznesit tuaj.
Panelet diellore apo fotovoltaike janë ndërtuar nga materiale gjysëmpërçues si silikoni ose teluridi i kadmiumit. Panelet fotovoltaike më të përhapura përbëhen nga silikoni kristalin.
Zakonisht panelet fotovoltaike vishen me një shtresë të hollë prej materiali plastik të quajtuar PV (fluorid polyvinylidene), më qëllim që të mbrohen qelizat nga faktorët atmosferikë, por edhe për të rritur eficencen e procesit të prodhimit. PVF, ndryshe e njohur si fluorid polivinili, është një elastomer termoplastik (TPE).
Panelet diellore ndahen në dy lloje kryesore: monokristaline dhe polikristaline.
Panelet monokristaline përbëhen nga një kristal i vetëm, ndryshe nga polikristalinet, që përbëhen nga shumë kristale. Panelet monokristaline janë më të përhaurat, pasi përmbajnë vetëm një shtresë të madhe silikoni. Po ashtu ato e kanë rendimentin më të lartë, që nënkupton se konvertojnë më shumë energji diellore në elektricitet. Panelet poliktristaline përbëhen nga shumë kristale. Sipërfaqja e tyre ngjan si një mozaik kristalesh. Rendimenti është pak më i ulët se ai i paneleve monokristaline, por kushtojnë më lirë se ato.
Qelizat poliktristaline përmbajnë një sërë materialesh kristaline dhe funksionojnë si një bateri makinash hibride. Ato përbëhen nga disa shtresa qelizash kristali silikoni të vendosura mbi njëra tjetrën. Çdo qelizë përbëhet nga silikoni i vendosur si sanduiç midis dy gjysëmpërçuesve të ndryshëm. Njëri përmban metale si bakri ose alumini që përdoren për elektrodat, ndërsa tjetri përmban tellurid cadmiumi që përdoret për fotoelektrodat. Elektrodat e fundit mbulohen me një shtresë të hollë plastike për t’i mbrojtur nga agjentët atmosferikë.
Përgjigja është po! Janë të përballueshme dhe me kosto efektive. Përvecse ulin faturën tuaj mujore të energjisë, panelet fotovoltaike rrisin vlerën e pronës tuaj, qoftë shtëpi apo biznes. Kostoja e panelit llogaritet mesatarisht 1euro – 2 euro për ëat, por mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së impiantit, vecanërisht për bizneset. Nëse instaloni një panel më të lirë, do të keni rendiment më të ulët, që do të thotë se do t’ju duhet të instaloni më shumë panele, për të arritur sasinë e elektricitetit që do të prodhonte një panel më i shtrenjtë.
Në Shqipëri ekzistojnë forma të ndryshme financimi dhe grante për instalimin e paneleve fotovoltaike, si për familje edhe për biznese. Për t’u informuar më shumë rreth mundësive dhe përfitimit të granteve, na kontaktoni (shtypet dhe hapet seksioni na kontaktoni).
Nëse doni të instaloni panele fotovoltaike, mund të merrni një konsultim falas për të kuptuar si do të jetë procesi. Duke qenë se do të hyni në një kontratë afatgjatë, është e rëndësishme të merrni kohën e duhur për të peshuar përfitimet dhe anët jo të mira, para se të merrni një vendim përfundimtar.