Para se të investoni në panele fotovoltaike, është e rëndësishme të gjeni kompaninë e duhur që ofron shërbimet që ju duhen.
Sa më i madh të jetë sistemi juaj, aq më shumë do të kushtojë dhe aq më e gjatë koha për ta vënë në punë. Ju mund të na kontaktoni dhe të merrni një vlerësim për të parë se sa do t'ju kushtonte për sisteme fotovoltaike me madhësi të ndryshme. Gjithçka varet nga çatia dhe vendndodhja juaj. Nëse keni një çati të sheshtë, do të jetë më e vështirë për t'u instaluar. Nëse keni një çati me kënd, do të jetë më e lehtë. Kompania e duhur duhet të shikojë edhe buxhetin tuaj. Do të doni të gjeni një kompani që mund t'ju ndihmojë ta shlyeni sistemin tuaj në kohë, që të mund të arrini mkimumin e kursimit.
Si për cdo produkt tjetër me vlerë, mundohuni të zbuloni përvojat e klientëve të mëparshëm apo të lexoni referencat e tyre. Nëse kompania ka reputacion të mirë, mund të ndiheni më të sigurtë për blerjen tuaj.
Po ashtu informohuni mbi periudhën e garancisë që ofron kompania, apo ndonjë rimbursim, në rast se sistemi fotovoltaik nuk po prodhon energji aq sa pritej.
Kompanitë shpesh mund t’ju prezantojnë me mundësi të ndryshme financimi, si nga kompania, nga bankat apo grante për eficencen e energjisë.
Panelet fotovoltaike kanë goxha jetëgjatësi, rreth 25 vjet, por do ju duhet të dini a do të jetë po aq jetëgjatë kompania që po jua ofron. A do të jetë kompania edhe pas 15 vjetësh, që t’ju sigurojë mirëmbajtjen e paneleve tuaja? Është e rëndësishme që kompania jo vetëm të ketë mundësi t’ju ofrojë mirëmbajtjen, por edhe shërbime riparimi në rast defektesh.
Kontrata duhet të tregojë të gjitha kushtet e marrëveshjes. Para se të angazhoheni, kontrolloni me kujdes kontratën dhe sigurohuni që të mos ketë kosto apo tarifa të fshehura në të.
These are people who have already purchased solar panels through this company and reviewed their experience so you can see what it’s like to work with them. You know that the company has good customer service because other people also enjoyed working with them.
You can ask questions such as , is the company available to help you install your system? Is it easy for them to get back to you with answers to your questions? How are they at getting you what you need?
Sigurohuni që të konsultoheni me disa kompani derisa të gjeni atë që i përshtatet më mirë nevojave tuaja. Në treg ka kompani të mira, thjesht sigurohuni duke bërë pyetjet e mësipërme para se të firmosni kontratat.
Sa do të kursej? Para se të zgjidhni kompaninë e paneleve fotovoltaike, pyetni kompaninë sa do kurseni në vitet e ardhshme me systemin e propozuar.
Sa do të kushtojë? Sigurohuni para se të firmosni që të mos ketë tarifa të fshehura gjatë procesit, përvec atyre të përmendura në kontratë. Për cdo rast, kërkoni paraprakisht një kopje kontrate.
Për sa kohë shlyhet investimi? Kjo do t’ju japë një ide sa kohë do ju duhet që t’ju kthehet mbrapsht investimi në systemin fotovoltaik.
A ka mundësi financimi/pagesa me këste/incentiva? Incentivat mund t’ju ndihmojnë ta blini sistemin më shpejt. Mund të gjeni kompani që ju ndihmojnë të përfitoni nga mundësitë e financimit apo incentivat.
Sa garanci ofroni? Kompanitë me reputacion të mirë ofrojnë 15 vite garanci për produktet e tyre. Këtë informacion normalisht mund ta gjeni edhe në faqet e tyre online.
Sa është jetëgjatësia e paneleve? Panelet fotovoltaike funksionojnë pa probleme për rreth 25 vjet, por duhet të siguroheni që edhe nëse biznesi nuk operon gjatë kësaj periudhe, të keni opsione për të siguruar mirëmbajten e tyre.
Si përfundim, që të zgjidhni kompaninë e duhur, që ofron impiantet e duhura për ju, duhet të gjeni kompaninë që është e gatshme t’ju ndihmojë me të gjitha opsionet e mundshme. Pra zgjidhni një kompani që ofron shërbim shumë të mirë ndaj klientit, opsione financimi dhe panele cilësore. Vetëm kështu mund të jeni të sigurt ër të marrë vendimin tuaj.